Besnik Osmani: Nga Jashari te Pirraku – histori përkushtimi, sakrifice dhe zhvillimi - Gazeta Express
string(80) "besnik-osmani-nga-jashari-te-pirraku-histori-perkushtimi-sakrifice-dhe-zhvillimi"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 15:54

Besnik Osmani: Nga Jashari te Pirraku – histori përkushtimi, sakrifice dhe zhvillimi

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 15:54

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vlerësuar lartë kontributin e familjeve që, sipas tij, janë shembull i përkushtimit, sakrificës dhe zhvillimit për komunitetin.

“Familja e Xhemajl Jasharit ka dhënë një kontribut të çmuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nga kjo familje, për katër vite me radhë, ka shërbyer si asambleiste Arjeta, e cila me përkushtim ka përfaqësuar interesat e qytetarëve,” tha Osmani.

Ai po ashtu kujtoi edhe sakrificën dhe kontributin e familjes Pirraku. “Familja e Isuf Pirrakut, në kohët më të vështira, e shndërroi shtëpinë e saj në shkollë, duke mos lejuar që nxënësit të mbeteshin pa arsim e dije. Sot, kjo familje vazhdon ta japë kontributin e vet për komunitetin përmes biznesit të tyre në fushën e metalpunuesisë, ku ofrojnë zgjidhje profesionale për biznese të mëdha, në çdo pjesë makinerike ku të tjerët nuk arrijnë të japin përgjigje,” u shpreh kandidati i LDK-së.

Sipas Osmanit, këto histori janë shembull i gjallë se si përkushtimi i individëve dhe familjeve e ndërton të tashmen dhe e frymëzon të ardhmen e Fushë Kosovës.