Besnik Osmani në Fushë Kosovë: Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e mirë për fitoren tonë - Gazeta Express
string(105) "besnik-osmani-ne-fushe-kosove-entuziazmi-dhe-besimi-i-qytetareve-jane-garancia-me-e-mire-per-fitoren-tone"

Zgjedhjet

Gazeta Express

05/10/2025 20:02

Besnik Osmani në Fushë Kosovë: Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e mirë për fitoren tonë

Zgjedhjet

Gazeta Express

05/10/2025 20:02

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me deputetin Veton Berisha dhe kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Bashkim Krasniqi, takuam qytetarët e kësaj komune.

Osmani në një postimi  në facebook u shprehë se do të jemi pranë këtyre qytetarëve që kanë nevoja të shumta dhe do të punojmë bashkë për realizimin e tyre.

“Një takim fantastik për fitoren e madhe më 12 tetor 2025!

Së bashku me deputetin Veton Berisha dhe kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Bashkim Krasniqi, takuam qytetarët që kishin dalë masivisht për të dhënë përkrahjen e tyre të madhe në prag të zgjedhjeve të së dielës. Ne do të jemi pranë këtyre qytetarëve që kanë nevoja të shumta dhe do të punojmë bashkë për realizimin e tyre.

Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e mirë për fitoren tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani.