Besnik Osmani: Mbështetja për fëmijët me nevoja të veçanta është detyrim dhe përgjegjësi e jona - Gazeta Express
string(94) "besnik-osmani-mbeshtetja-per-femijet-me-nevoja-te-vecanta-eshte-detyrim-dhe-pergjegjesi-e-jona"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 19:02

Besnik Osmani: Mbështetja për fëmijët me nevoja të veçanta është detyrim dhe përgjegjësi e jona

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 19:02

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot ekspozitën e fëmijëve me nevoja të veçanta, e cila u mbajt në “ATELIE IRIS” në Fushë Kosovë, ku u prezantuan pikturat e gjashtë fëmijëve pjesëmarrës.

“Ishte një përvojë frymëzuese që tregon sa e rëndësishme është mbështetja dhe përfshirja e tyre në aktivitete kulturore e shoqërore. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me të gjitha kapacitetet tona”, tha Osmani.

Ai shtoi se talenti, kreativiteti dhe aftësitë e këtyre fëmijëve janë pasuri e jashtëzakonshme për komunitetin dhe se përkushtimi i tij do të jetë krijimi i kushteve për mbështetje dhe zhvillim të plotë për ta.