Besnik Osmani: Mbështetja e prodhuesve është çelësi për zhvillim ekonomik e punësim - Gazeta Express
string(82) "besnik-osmani-mbeshtetja-e-prodhuesve-eshte-celesi-per-zhvillim-ekonomik-e-punesim"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 15:12

Besnik Osmani: Mbështetja e prodhuesve është çelësi për zhvillim ekonomik e punësim

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 15:12

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar vizitat nëpër biznese të komunës, ku sot është ndalur në kompaninë Koral Corporation, njërën nga ndërmarrjet më të njohura në prodhimin dhe përpunimin e mishit.

Gjatë takimit me drejtuesit e kompanisë, Osmani tha se sektori i përpunimit të ushqimit po përballet me sfida të mëdha, sidomos për shkak të rritjes enorme të çmimit të energjisë.

“Për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë, bizneset e këtij sektori po hasin vështirësi të mëdha për të mbajtur konkurrueshmërinë dhe praninë e tyre në treg,” theksoi Osmani.

Ai u zotua se si kryetar i ardhshëm i Fushë Kosovës do të ketë prioritet mbështetjen e prodhuesve vendorë.

“Besoj fuqishëm se mbështetja e prodhuesve tanë është çelësi për zhvillim ekonomik, punësim të ri dhe forcim të kapaciteteve vendore,” tha Osmani.

Me moton e tij “Fushë Kosova PËRTEJ!”, kandidati i LDK-së po e vendos zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e bizneseve vendore në qendër të programit të tij.