Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Apollonia, ku është diskutuar për sfidat aktuale dhe nevojat e tyre.
“Sot pata kënaqësinë të takoj banorët e lagjes Apollonia, ku diskutuam për zhvillimet aktuale të komunës, për nevojat dhe aspiratat e tyre, si dhe për projektet që do të realizojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës në këtë lagje. Bashkë, po punojmë për një të ardhme më të mirë për banorët tanë,” ka deklaruar Osmani.
Ai ka shtuar se vizioni i tij për Fushë Kosovën është të çojë komunën “përtej” sfidave aktuale, duke ofruar projekte të prekshme për secilën lagje.