Besnik Osmani: Kosmonte Foods është shembull i vizionit dhe zhvillimit në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(85) "besnik-osmani-kosmonte-foods-eshte-shembull-i-vizionit-dhe-zhvillimit-ne-fushe-kosove"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 20:29

Besnik Osmani: Kosmonte Foods është shembull i vizionit dhe zhvillimit në Fushë Kosovë

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 20:29

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Fushë Kosovë, Besnik Osmani, ka vizituar kompaninë Kosmonte Foods, ku u njoh nga afër me punën dhe kontributin e saj në komunë.

“Kosmonte Foods nuk është vetëm një kompani ushqimore – është shembull i vizionit dhe i punës së palodhshme, duke sjellë produkte cilësore për qytetarët tanë dhe duke krijuar vende pune e zhvillim për vendin. Në këtë ndërmarrje kanë gjetur punë shumë qytetarë të komunës sonë”, u shpreh Osmani.

Ai tha se është ndjerë i frymëzuar nga përkushtimi i menaxhmentit dhe stafit të kompanisë për inovacion, cilësi dhe qëndrueshmëri.

“Ky është modeli i së ardhmes për Fushë Kosovën – punë, zhvillim dhe perspektivë përtej së zakonshmes. Fushë Kosova PËRTEJ!”, theksoi Osmani.