Besnik Osmani: Gratë janë në qendër të programit tonë qeverisës - Gazeta Express
string(62) "besnik-osmani-grate-jane-ne-qender-te-programit-tone-qeverises"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 20:23

Besnik Osmani: Gratë janë në qendër të programit tonë qeverisës

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 20:23

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një takim me gratë në qytet, ku prezantoi 13 kandidate të listës së LDK-së për Asamblenë Komunale.

“Gratë janë në qendër të programit tonë qeverisës, sepse besojmë se pa fuqizimin dhe përfaqësimin e tyre të barabartë nuk ka zhvillim të drejtë e të qëndrueshëm”, tha Osmani.

Ai theksoi se angazhimi, guximi dhe vizioni i grave të listës së LDK-së është garanci për të ardhmen e qytetit.

Në takim, Osmani ishte i shoqëruar nga bartësja e listës, Linda, me të cilën u shprehën të bindur se ekipi i tyre do të sjellë ndryshime pozitive në Fushë Kosovë.