Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka falënderuar familjen Bullatovci nga Miradia e Poshtme për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë.
“Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen e Gëzim Bullatovcit në Miradi të Poshtme — një familje që ndër vite ka dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e komunës sonë.
Kjo mbështetje na jep edhe më shumë forcë e besim për të vazhduar punën tonë me përkushtim, në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes që e meritojmë të gjithë së bashku,” — ka deklaruar Osmani.
Në fund, ai ka theksuar se vizita të tilla do të vazhdojnë, si pjesë e angazhimit të LDK-së për një Fushë Kosovë përtej ndarjeve dhe interesave të ngushta.
Fushë Kosova PËRTEJ!
LDK, 113. 💙