Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci”. Ai tha se bashkëbisedimi me qytetarët është motiv dhe forcë për të ndërtuar projekte që sjellin ndryshim të prekshëm.
“Sonte u takova me banorët e rrugës Hamdi Grajqevci në Fushë Kosovë, ku folëm për programin tonë qeverisës. Ky bashkëbisedim na jep forcë dhe motivim që së bashku të ndërtojmë projekte konkrete, të cilat do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm, më shumë mundësi për të rinjtë dhe kushte më të mira për çdo familje të kësaj lagjeje,” ka deklaruar Osmani.
Ai shtoi se vizioni i tij është që Fushë Kosova të ecë përtej gjendjes aktuale dhe të kthehet në shembull të zhvillimit lokal.