Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate adresuar mediave, ka njoftuar se zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Bislimi, sot është takuar me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Sipas njoftimit, ambasadorja e uroi Bislimin për marrjen e detyrës së zëvendëskryeministrit. Gjithashtu në takim u diskutua për integrime evropiane.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes.
Ambasadorja Gomes e uroi zëvendëskryeministrin
Bislimi për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e Luksemburgut që të
vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën dhe qeverinë e re, me synimin pēr përforcimin
e partneritetit midis dy shteteve.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren Gomes për vizitën dhe
shprehu falënderime për përkrahjen e deritanishme të Luksemburgut në Kosovë, në
projekte të fushave të ndryshme, të cilat janë njëherësh edhe fusha prioritare
të qeverisë së re.
Veç tjerash, ambasadorja Gomes dhe zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan edhe
për integrimet evropiane, si një ndër fushat e fokusit të Luksemburgut në
Kosovë. Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadoren rreth hapave të
shpejtë që po ndërmirren për krijimin e strukturave, që do të sigurojnë
implementim sa më të mirë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e qē do të
përshpejtonte rrugën dreajt BE-së.