Besnik Bislimi ia dorëzon detyrën Glauk Konjufcës, s'jep detaje për të ardhmen e tij - Gazeta Express
string(82) "besnik-bislimi-ia-dorezon-detyren-glauk-konjufces-sjep-detaje-per-te-ardhmen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 17:28

Besnik Bislimi ia dorëzon detyrën Glauk Konjufcës, s’jep detaje për të ardhmen e tij

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 17:28

Ish-zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ia ka lëshuar sot zyrën e tij në Qeveri, Glauk Konjufcës, të cilin Kurti e ka bërë zëvendës të parë dhe shef të diplomacisë.

Bislimi e ka uruar Konjufcën për angazhimin e ri dhe ka thënë se beson që Konjufca bashkë me ekipin e tij do të vazhdojnë punët e mbara në interes të vendit.

“Mirëprita Zëvendëskryeministrin e Parë njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Qeverisë Kurti III, Glauk Konjufca, për të bërë dorëzimin e detyrës.

I urova sa më shumë suksese në angazhimin e ri, me bindjen e plotë se Glauku bashkë me ekipin e tij, do të vazhdojnë punët e mbara dhe shërbejnë për interesat e vendit gjatë këtij mandati qeveritar”, ka shkruar Bislimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement