"Besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë", Imri Ahmeti në fshatin Qylaga thotë se mbështetja ishte e qartë - Gazeta Express
string(112) "besimi-i-qytetareve-eshte-themeli-i-fitores-sone-imri-ahmeti-ne-fshatin-qylaga-thote-se-mbeshtetja-ishte-e-qarte"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 22:22

“Besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë”, Imri Ahmeti në fshatin Qylaga thotë se mbështetja ishte e qartë

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 22:22

Kryetari i Lipjanit nga radhët e LDK-së që garon edhe për një tjetër mandat, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Ai ka qenë në fshatin Qylaga, ku thotë se mbështetja ishte e qartë.

Tutje, ka thënë se “besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë”.

“Mbështetja nga Qylaga është e qartë, fitore! Si gjithmonë, sonte në Qylagë na pritën me mbështetje të jashtëzakonshme. Më të gatshëm se asnjëherë tjetër për fitoren e madhe që po vjen. Ata duan të vazhdojmë së bashku punët konkrete, jo kthimin pas. Me përkushtim dhe bashkëpunim, vazhdojmë vizionin e së ardhmes. Faleminderit Qylaga! Besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express