"Besim e mbi të gjitha përgjegjësi – Do angazhohem që këtë detyrë ta kryej me nder”, Hamza ekskluzivisht në Pressing, pas zgjedhjes si kryetar i PDK-së - Gazeta Express
string(149) "besim-nder-e-mbite-gjitha-pergjegjesi-do-angazhohem-qe-kete-detyre-ta-kryej-me-nder-hamza-ekskluzivisht-ne-pressing-pas-zgjedhjes-si-kryetar-i-pdk-se"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2025 21:03

“Besim e mbi të gjitha përgjegjësi – Do angazhohem që këtë detyrë ta kryej me nder”, Hamza ekskluzivisht në Pressing, pas zgjedhjes si kryetar i PDK-së

Lajme

Gazeta Express

17/11/2025 21:03

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka folur për zgjedhjen e tij si kryetar, duke i falënderuar të gjithë delegatët dhe strukturat.

Hamza ka thënë se është besim i madh që i është dhënë, duke shtuar se është edhe përgjegjësi e madhe.

“Për mua ky është një besim i madh, është një nder i madh, por mbi gjitha është përgjegjësi. Me qenë lider i PDK-së është një përgjegjësi e madhe dhe unë jam i bindur që me gjitha kapacitet e mia, do të jem i angazhuar që këtë detyrë kaq të rëndësishme e të shenjtë ta kryej me nder, me sinqeritet. I hapur për të komunikuar me të gjithë”, ka thënë ai. /Gazeta Express