string(58) "besim-ilazi-nuk-do-te-rikandidoje-per-kryetar-te-kacanikut"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:22

Besim Ilazi nuk do të rikandidojë për kryetar të Kaçanikut

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:22

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka konfirmuar në Kanal10, se nuk do të kandidojë për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor.

Ilazi ka thënë se kandidat i PDK-së për kryetar të Kaçanikut do të jetë Sabedin Vishi.

Vishi është nënkryetar aktual i kësaj komune.

“Jo, meqenëse është mandati im i 4 nuk do të kandidojë më, ne kemi përzgjedhur kandidatin që do të jetë në garë, ai është nënkryetari i komunës, Sabedin Vishi”, ka thënë Ilazi.