Menjëherë pas eliminimit zhgënjyes nga play-offi i Ligës së Konferencës ndaj skuadrës zvicerane Lausanne, klubi turk Besiktas ka marrë një vendim drastik për të ardhmen e pankinës.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, gjiganti nga Stambolli njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.
Vendimi u mor pas mbledhjes së bordit drejtues, ku u analizua situata e krijuar pas eliminimit të hershëm nga garat evropiane.
Presidenti i klubit, Serdal Adali, pas takimit falënderoi publikisht trajnerin norvegjez për kontributin e tij në klub deri më tani, duke i uruar suksese në karrierën e ardhshme.