Besiktasi i Rashicës e Muçit shënon fitore në Kupën e Turqisë - Gazeta Express
string(61) "besiktasi-i-rashices-e-mucit-shenon-fitore-ne-kupen-e-turqise"

Sport

Gazeta Express

07/01/2025 19:40

Besiktasi i Rashicës e Muçit shënon fitore në Kupën e Turqisë

Sport

Gazeta Express

07/01/2025 19:40

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi dhe së bashku me Besiktasin kanë arritur një fitore të madhe.

Rashica e Muçi të martën mbrëma kanë triumfuar në Kupën e Turqisë, ndeshje e luajtur në kuadër të Grupit D.

Besiktasi fitoi minimalisht si mysafir i Sivassporit, me shifrat prej 1-0, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e fitore për klubin nga Stambolli e shënoi Rfa Silva në pjesën e parë të ndeshjes.

Sulmuesi shqiptar, Muçi luajti deri në minutën e 73-të të ndeshjes, derisa në anën tjetër, ylli dardan Rashica u inkuadrua në minutën e 82-të./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement