Besiktasi për herë të 10-të në histori ka arritur ta fitojë Superkupën e Turqisë.
Ata triumfuan 5:0 në finale ndaj Galatasarayt, duke e demoluar tërësisht rivalin, shkruan Gazeta Express.
Ciro Immobile debutoi me dy gola me Besiktasin, kurse nga një e shtuan Svensson, Rafa Silva dhe Hekimoglu.
Nga fillimi në këtë ndeshje luajti edhe Milot Rashica, duke u zëvendësuar në minutën e 86-të.
Ylli kosovar pati një paraqitje solide, duke rrezikuar disa herë portën e Musleras me depërtime nga ana e djathtë.