Besiktasi i Rashicës dhe Muçit e fiton Kupën e Turqisë - Gazeta Express
string(54) "besiktasi-i-rashices-dhe-mucit-e-fiton-kupen-e-turqise"

Besiktasi i Rashicës dhe Muçit e fiton Kupën e Turqisë

Futboll

Gazeta Express

23/05/2024 22:07

Besiktasi është fitues i Kupës së Turqisë për sezonin 2023/24.

Besiktas në finalen dramatike e mposhti Trabzonsporin me rezultat 3:2, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Onuachu kaloi Trabzonin në epërsi në minutën e 13-të, kurse Ghezzal barazoi nga penalltia në fundin e pjesës së parë.

Ucan përmbysi gjithçka dhe kaloi Besiktasin në epërsi në minutën e 54-të.

Pepe barazoi shifrat në minutën e 89-të dhe kur e mendua se ndeshja do të shkonte në vazhdime, Al Musrati shënoi për 3:2 dhe për t’ia dhënë Besiktasit trofeun e Kupës së Turqisë.

Milot Rashica hyri në lojë në minutën e 64-të, kurse Ernest Muçi luajti tërë ndeshjen, për t’u zëvendësuar krejt në minutat shtesë.