Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke e mbrojtur kurrikulën që vetë e kanë miratuar.
Këtë video Mustafa e ka publikuar pasi kryeminstri Albin Kurti tha se përmbajtja e doracakëve nuk është shkruar, e as miratuar në mandatin e tij qeverisës.
“Fort ju paska djegë që s’ju kemi lënë me i shti duart në fëmijë e familje a? Prap po mundoheni me mashtru’ që s’i keni aprovu’ këto korrikula a? Qe, dëgjojeni Nagavcin duke e mbrojtë kurrikulën që e keni miratuar vet. Edhe nime, pranojeni që ndryshimi po vjen”, shkroi Mustafa.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...