Besi dhe Xhensila i bëjnë Ajkës dhuratën më të ëmbël për ditëlindje - Gazeta Express
string(67) "besi-dhe-xhensila-i-bejne-ajkes-dhuraten-me-te-embel-per-ditelindje"

Gazeta Express

13/07/2020 13:45

Besi dhe Xhensila i bëjnë Ajkës dhuratën më të ëmbël për ditëlindje

Gazeta Express

13/07/2020 13:45


Ditën e djeshme princesha e Besit dhe Xhensilës, Ajka festoi ditëlindjen. Vogëlushja mbushi 2 vjeç dhe mami e babi u kujdesën që t’ja bënin këtë ditë të paharrueshme me një festë si në përralla.

Në festë morën pjesë familjarët e miqtë më të ngushtë teksa ambienti ishte dekoruar me plot ngjyra e lodra, si në botën e çudirave.

Për 2-vjetor Besi dhe Xhensila i kanë bërë dhuratë Ajkës një qenush pomerian. Këtë e ka zbuluar vetë Xhensila me një postim në Instagram ku shkruan “Do kalojmë në overdozë ëmbëlsire”.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar çifti i bëri dhuratë Ajkës një tjetër qenush, të një rrace tjetër.