Besëtytnitë u kushtojnë shtrenjtë: Klubi kinez ndëshkohet për përpjekje të pazakonta ndaj kundërshtarit - Gazeta Express
string(102) "besetytnite-u-kushtojne-shtrenjte-klubi-kinez-ndeshkohet-per-perpjekje-te-pazakonta-ndaj-kundershtarit"

Futboll

Gazeta Express

04/07/2025 15:49

Besëtytnitë u kushtojnë shtrenjtë: Klubi kinez ndëshkohet për përpjekje të pazakonta ndaj kundërshtarit

Futboll

Gazeta Express

04/07/2025 15:49

Dhomat e zhveshjes për ekipet vizituese shpeshherë janë të ftohta dhe të pakëndshme, por në një rast të pazakontë në Kinë, një klub futbolli ka shkuar shumë më larg për të destabilizuar kundërshtarin.

Skuadra e ligës së tretë kineze, Changchun Xidu, është ndëshkuar financiarisht pasi vendosi objekte me konotacione mistike në zhveshtoren e kundërshtarëve të tyre, para ndeshjes kundër Shanxi Chongde, më 28 qershor.

Sipas Federatës Kineze të Futbollit, klubi kishte vendosur simbole besëtytnie në dhomën e kundërshtarëve, me qëllim që të krijonte pasiguri psikologjike para përballjes. Pamje të publikuara në rrjete sociale treguan letra të verdha të vendosura në mur, të cilat përngjanin me hajmali dhe përmbanin mesazhe si: “Me dekret, Shanxi duhet të mposhtet.”

Pas një hetimi të nisur nga autoritetet e ligës, Changchun Xidu është gjobitur me mbi 4 mijë dollarë, njofton agjencia Reuters.