Besart Kadia: Nëse Rama ma kërkon të kandidoj për PS, do ta bëj - Gazeta Express
string(61) "besart-kadia-nese-rama-ma-kerkon-te-kandidoj-per-ps-do-ta-bej"

Gazeta Express

13/11/2020 22:35

Besart Kadia: Nëse Rama ma kërkon të kandidoj për PS, do ta bëj

Gazeta Express

13/11/2020 22:35

Besart Kadia ishte lëvizja e bujshme politike e javës ku sekretari i PD u emërua zv. ministër i Financave në qeverinë Rama. Sot, Kadia është i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka treguar arsyen pse pranoi të bëhej zv. ministër.

“Unë jam në rradhë të parë ekonomist, për mua idetë janë të parat dhe pastaj vijnë përkatësitë politike. Nuk jam zv. ministër apo funksionar i PS, jam zv. ministër i shtetit shqiptar. Çështjet që kam të bëjë unë, janë çështje që i interesojnë shtetit shqiptar.

Çfarë unë kam marrë përsipër të bëj janë komplet të zhveshura nga politika. Vazhdoj kërkoj që taksa progresive nuk është politikë e duhur, mendimet nuk i kam ndryshuar. Unë nuk mbështes opozitën që del në protesta për të kërkuar votën”, tha Besart Kadia.

I pyetur nëse mund të anëtarësohet në PS, Kadia u shpreh: “Nëse Rama ka ndërmend të bashkëpunojë për mua edhe në formën e përfaqësimit politik, po. Nëse Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura për të, patjetër që po”.

Analisti Arjan Çuri tregon arsyet sipas tij çfarë fshihet mbas saj.

“Fshihen minimalisht tre gjëra. Së pari, fshihet divorci i gjatë mes Besartit dhe PD, që për mua e ka fajin më shumë PD se sa Besarti. Së dyti, fshihet realiteti parazgjedhor dhe së treti fshihet një opsion për bashkëqeverisje që Rama e ka në mendje me individë dhe protagonistë. Besoj që Ramës i ka shkuar vet në mendje të marri Besartin, për arsye të asaj që ka bërë më parë”, tha Çuri.