Besart Kadia ishte shkarkuar nga PD, pasi krijoi lëvizje politike me financa të dyshimta - Gazeta Express
string(87) "besart-kadia-ishte-shkarkuar-nga-pd-pasi-krijoi-levizje-politike-me-financa-te-dyshimta"

Gazeta Express

11/11/2020 21:16

Besart Kadia ishte shkarkuar nga PD, pasi krijoi lëvizje politike me financa të dyshimta

Gazeta Express

11/11/2020 21:16

Besart Kadia ishte emri surprizë i së djathtë që u emërua sot në postin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Kadia njihet në media si ekspert ekonomie dhe ka artikuluar mjaft kritika për aferat korruptive të qeverisë, PPP-të, apo çështje të tjera në fushën e ekonomisë. Duke filluar nga sot Kadia do të jetë pjesë e stafit të Rilindjes.


Por nga dokumenti i fundit mësohet se Kadia nuk ishte pjesëe PD që më5 nëntor të 2019, pasi ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike ‘Alternative’ e financuar nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencialë të qeverisë.

Dokumenti


Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë.

Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së.