Besart Berisha në Ballkan? Vjen deklarata e klubit nga Suhareka - Gazeta Express
string(62) "besart-berisha-ne-ballkan-vjen-deklarata-e-klubit-nga-suhareka"

Besart Berisha në Ballkan? Vjen deklarata e klubit nga Suhareka

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 21:08

Sot gjatë ditës qarkulluan lajme se futbollisti kosovar, Besart Berisha ka arritur marrëveshje me klubin nga Suhareka, Ballkani.

Por, këto janë demantuar nga vet klubi kosovar, i cili ka dhënë një reagim lidhur me këto lajme.

Lexo Edhe:

“Këto lajme ne si klub i demantojmë pasi që nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha. Sidoqoftë shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish-lojtarit të Kombëtarës sonë suksese në karrierë”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, Besart Berisha ka përfunduar aventurën në Australi, teksa ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën. /Gazeta Express/