Besart Berisha: Ka qenë gjithmonë një dëshirë të luaj për Prishtinën - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

17/09/2021 21:23

Besart Berisha: Ka qenë gjithmonë një dëshirë të luaj për Prishtinën

Futboll

Gazeta Express

17/09/2021 21:23

Besart Berisha tashmë ka zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari” dhe do të jetë i gatshëm për Prishtinën në edicionin 2021/22.

36-vjeçari që karrierën e ka kaluar jashtë Kosovës, duke shkëlqyer sidomos në Australi do ta ndihmojë Prishtinën në edicionin që tashmë ka filluar.

Lexo Edhe:

Berisha tha se është i lumtur që do të jetë pjesë e Prishtinës, teksa tha se ishte ëndrra e tij të rikthehet në Kosovë.

“Kete here jo vetem për pushime, por edhe pak me lujtë. Jam shumë i lumtur, se është një kohë që kam pasë dëshirë gjithmonë m’u kthy edhe me lujtë këtu. Ka qenë gjitmonë një dëshirë me lujtë për Prishtinën, e kam përcjellë gjithmonë ligën e Kosovës edhe tash jam i lumtur. Pas 18 sezoneve jashtë jam i lumtur me ardhë këtu. Prishtina është një skuadër shumë e mire me lojtarë me eksperiencë me lojtarë të ri, e falënderoj klubin që ma dhanë mundësinë me lujtë këtu në Kosovë. I du  sfidat. Unë e di se liga në Kosovë është përmirësu shumë. Unë jam gati, e ndjej veten fit. Unë si sulmues gjithmonë kam dëshirë me shënu gola, por qëllimi im është m’u mundu me fitu ndonjë titull. Kjo është ëndrra ime”, tha Berisha.

Tutje, qendërsulmuesi kosovar tha se Prishtina ka gjasa ta mbrojë titullin, por do të nevojitet disiplinë dhe pak fat.

“Kampionat gjithmonë e kanë problem në vitin e dytë, sepse krejt kanë dëshirë me fitu kundër kampionit edhe krejt e japin maksimumin se është si finale për skuadrën tjetër. Prishtina e ka skuadrën e mire. Ka shansa të mira Prishtina që prapë me u bo kampion, por duhet me punu me disiplinë, me pak fat. Këtu i kam bërë hapat e pare edhe gjithmonë e kam pasë në mendje edhe dëshirë me u kthy këtu me lujtë. Jam me fat dhe i lumtur që kam mujt me lujt për dy kombëtaret, edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës”, tha ai.

Remzi Ejupi: Besarti do ta ketë një rrogë mesatare

Presidenti Prishtinës, Remzi Ejupi ishte gjithashtu ai që e priti në aeroport Berishën, teksa tha se ardhja e tij do të jetë motiv shtesë për lojtarët dhe publikun për ta pare një lojtar me bagazh të tillë

“Ka të bëjë edhe me 100 vjetorin e klubit, ka të bëjë edhe me karrierën e tij, eksperiencën e tij. Prishtina është dëshmu çdoherë me lojtarë të mëdhenj. Do të jetë një motiv shtesë edhe për lojtarët tjerë edhe publikit për ta pare një lojtar që ka pasë një karrierë jashtëzakonisht të mire në Australi, kudo që ka lujt. Për ta pasë një lojtar me një bagazh të tillë është për neve nder si klub, nuk kemi hezitu aspak, besoj që do të ndihmojë mjaft ekipin”, u shpreh Ejupi.

Tutje ai tha se Berisha do ta ketë një pagë mesatare në klub.

“Nuk ka qenë në pyetje ndonjë page e majme. Besarti ka kryer edhe anën financiare  në klubet financiare. Besarti do ta ketë një rrogë mesatare sikurse standardi që është te Prishtina me lojtarët tjerë. Shumë shpejt kemi rënë dakord”, përfundoi presidenti i klubit kryeqytetas.