string(89) "besa-shahini-njofton-se-do-te-garoje-per-kryetare-te-prishtines-behuni-pjese-e-ndryshimit"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 11:36

Besa Shahini njofton se do të garojë për kryetare të Prishtinës: Bëhuni pjesë e ndryshimit

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 11:36

Ish ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka njoftuar se do të garojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, shkruan Gazeta Express.

Këtë Shahini e ka konfirmuar përmes një video adresimi në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se Prishtinës i duhet në ndryshim ‘‘radikal në kahjen e zhvillimit’’.

‘‘Para 4 viteve jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fortë, që e ka një potencial të jashtëzakonshëm i cili ka marr një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. Është një qytet që është kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër dhe jo shumë miqësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahjen e zhvillimit’’, ka thënë ajo.

Tutje, e njëjta ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë ‘‘e këtij ndryshimi’’.

‘‘Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, ndaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të Komunës në zgjedhjet lokale 2025.  Ju ftoj të më bashkangjiteni të gjithë ju që i ndani shqetësimet e mia për qytetin dhje që keni sado pak energji që të përfshiheni në përpjekjen tonë të përbashkët për ndryshim’’, ka deklaruar ajo. /GazetaExpress

aaaaa