Besa Kokëdhima poston për herë të parë foto krah bashkëshortit të saj - Gazeta Express
string(69) "besa-kokedhima-poston-per-here-te-pare-foto-krah-bashkeshortit-te-saj"

Yjet

Gazeta Express

21/09/2025 13:15

Besa Kokëdhima poston për herë të parë foto krah bashkëshortit të saj

Yjet

Gazeta Express

21/09/2025 13:15

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka ndarë për herë të parë me ndjekësit një moment nga jeta e saj private pas martesës së fundjavës së kaluar.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni private në Dhërmi, e cila u zhvillua larg syve të publikut dhe me pjesëmarrjen e pak të ftuarve.

Në foton e publikuar nga Besa, ajo shfaqet duke mbajtur dorën e partnerit të saj, të dy me unaza martese, duke dhënë sinjalin e qartë të bashkimit të tyre zyrtar.

Nga imazhet e rrjedhura në rrjet, zbulohet se bashkëshorti i këngëtares është Tedi Tase, i cili përveç partnerit të jetës është edhe menaxheri i saj. Çifti ka një lidhje të konsoliduar prej vitesh, por deri më tani e kanë mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Dasma ka qenë një ngjarje private, ku kanë marrë pjesë vetëm disa miq të ngushtë dhe personazhe të famshëm, duke respektuar plotësisht dëshirat e çiftit për intimitet.

Besa dhe Tedi vazhdojnë të jetojnë historinë e tyre të dashurisë larg kamerave, duke ndarë herë pas here momente të veçanta vetëm me ndjekësit e saj më të afërt në rrjetet sociale. /GazetaExpress/