string(88) "besa-ismaili-veriu-i-cliruar-nuk-e-rriti-voten-e-vvse-sepse-ska-clirim-ka-vetem-mashtrim"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 19:44

Besa Ismaili: “Veriu i çliruar nuk e rriti votën e VV’së sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 19:44

Besa Ismaili, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në veri të Mitrovicës “ka vetëm mashtrim të Albin Kurtit”.

Ajo pyeti se pse “veriu i çliruar nuk e rriti votën” për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj, sot serbët janë jashtë rendit kushtetues dhe kjo i shtron teren “Zajednicës”.

“Pse “veriu i çliruar” nuk e rriti votën e VV, por e uli atë? Sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim. Andaj.  Në politikë, sukseset e rreme kanë këmbë të shkurtra. Askund kjo nuk është më e dukshme se në atë që u trumbetua si “çlirimi i veriut” nga kryeministri Albin Kurti, një aksion i zhurmshëm, i paketuar me flamuj, tensione të rrezikshme dhe deklarata heroike. Por çfarë ndodhi më pas? A u çlirua vërtetë veriu?  Kryeministri u mburr se e “çliroi” veriun, por realiteti është se e boshatisi atë edhe më tej. Sot, serbët nuk janë në institucionet e Republikës, nuk janë pjesë e rendit kushtetues, dhe kjo mungesë përfaqësimi institucional e shtron terrenin që Zajednica de facto të realizohet dhe de jure të imponohet jashtë kornizës kushtetuese të shtetit të Kosovës”.

“Ka vetëm një garantues për të mos pasur Zajednicë, e ai është integrimi i plotë i serbeve në institicionet e Republikës.  Ç’integrimi ishte situatë e rrezikshme diplomatike e politike, që tensionoi vendin dhe e izoloi ndërkombëtarisht.  Me Kurtin, Kosova humbi shansin për integrimin e veriut. Dhe me veriun, Kurti shënoi humbje të besimit politik të qytetarëve të Kosovës. Populli zhgënjehet, por nuk gënjehet gjatë”, ka shkruar ajo në Facebook të dielën. /Gazeta Express