Besa Gaxherri - Albulena Haxhiut: Piqu - Gazeta Express
string(35) "besa-gaxherri-albulena-haxhiut-piqu"

Gazeta Express

12/12/2019 9:27

Besa Gaxherri – Albulena Haxhiut: Piqu

Gazeta Express

12/12/2019 9:27

Besa Gaxherri e LDK-së i ka quajtur të papjekur politikisht zyrtarët e Vetëvendosjes që po kërcënojnë, duke iu referuar deputetes Albulena Haxhiut e cila ka thënë se LDK-ja as të mos e mendojë postin e presidentit.

“Deklarimet tejet të pamatura nga zyrtarët e Vetëvendosjes, janë një qëndrim tejet egocentrik, i cili është dëshpërues për bashkëqeverisjen të cilën LDK-ja e kishte planifikuar jo vetëm për këtë mandat por duke shpresuar në bashkëpunim më të gjatë”.

Lexo Edhe:

Kjo është deklarata që e ka bërë Besa Gaxherri e LDK-së, duke iu përgjigjur Albulena Haxhiut të VV-së e cila paralajmëroi se nëse LDK-ja insiston në postin e presidentit, vendi shkon në zgjedhje.

Gaxherri deklarimet e Haxhiut i ka quajtur kërcënime dhe të papjekura politikisht.

“Këto deklarata të llojit të kërcënimit na japin të kuptojmë se sa të papjekur politikisht janë këta zyrtarë të VV-së. Në fazën e tanishme, ne kemi thënë si LDK dhe po e ri përsëris se çdo pakënaqësi apo mospajtim i dy subjekteve, duhet të mbetet në tavolinën e bisedimeve. Vetëm kur të përfundojë mundësia e koalicionit, partitë mund të japin deklarata të tilla çfarë i kemi dëgjuar deri më tani nga Vetëvendosja. Me këtë rast edhe njëherë ftoi Vetëvendosjen që të jenë të matur dhe korrekt në raport me LDK-në dhe votuesit e tyre dhe të LDK-së. Nuk mund të bësh partner për qeverisje duke i kërcënuar, shantazhuar e fyer ata”, tha Gaxherri për “RADIO 1”.

Deputetja e rizgjedhur e LDK-së tutje ka shtuar se nëse vendi shkon në zgjedhje, LDK-ja nuk mban përgjegjësi, porse ajo i takon Vetëvendosjes.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ta çuar vendin në zgjedhje por edhe nuk frikësohemi nga zgjedhjet. Pra, nëse ndodhë që vendi të shkojë në zgjedhje, Vetëvendosje duhet t’ju tregojë qytetarëve të vendit se kënd do ta kenë partnerë për qeverisje, ose duhet të jenë të guximshëm të thonë se Vetëvendosje nuk mund të krijojë qeveri sepse nuk ka partnerë në Republikën e Kosovës. Andaj i ftoj këta zyrtarë që të jenë racional dhe brenda kësaj jave ta mbyllin marrëveshjen pozitivisht e të ecim tutje. Për ne vetëm kjo është formula e duhur për vendin”, përfundoi Besa Gaxherri e LDK-së.