Besa Famgas e Trepça në Kupën Evropiane për hendbollistë, shorti më 18 korrik - Gazeta Express
string(76) "besa-famgas-e-trepca-ne-kupen-evropiane-per-hendbolliste-shorti-me-18-korrik"

Sport

Gazeta Express

11/07/2023 20:40

Besa Famgas e Trepça në Kupën Evropiane për hendbollistë, shorti më 18 korrik

Sport

Gazeta Express

11/07/2023 20:40

Kampionia, Besa Famgas, dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, do të garojnë në Kupën Evropiane për hendbollistë në edicionin e ardhshëm garues, 2023/2024.

Në EHF European Cup gjithsej do të paraqiten 76 skuadra evropiane. Besa Famgas e Trepça garimin e fillojnë prej raundit të dytë. Ndeshjet e raundit të dytë zhvillohen më 14/15 tetor dhe 21/22 tetor. Shorti tërhiqet më 18 korrik në Vjenë.

Raundi i parë i Kupës Evropiane luhet në shtator, ndërsa paraqiten 24 skuadra.

Në short, Besa Famgas është bartëse, ndërsa Trepça nuk është bartëse.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane ka skuadra të forta nga shumë vende evropiane. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement