Besa edhe matematikisht bie nga Superliga - Gazeta Express
string(41) "besa-edhe-matematikisht-bie-nga-superliga"

Futboll

Gazeta Express

16/04/2021 18:25

Besa edhe matematikisht bie nga Superliga

Futboll

Gazeta Express

16/04/2021 18:25

Me humbjen e sotme ndaj Drenicës, Besa e Pejes edhe matematikisht nuk ka më gjasa për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pejanët u mposhtën sot nga Drenica me rezultat 1:2, ndonëse e kishin avantazhin paraprakisht, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kështu, pas vetëm një edicioni të kaluar në Superligë, Besa largohet dhe edicionin 2021/22 do të garojë në Ligën e Parë.

Ata kanë grumbulluar vetëm 10 pikë nga 29 xhiro, teksa u eliminuan nga Superliga shtatë xhiro para fundit. /Gazeta Express/