“Besa 47%, Beka 43.2%”, Ironia e Goranit me sondazhet: Maspari nuk ekzistojnë, shkruhen me kimik e merren vesh njerëzit për përqindjet - Gazeta Express
string(126) "besa-47-beka-43-2-ironia-e-goranit-me-sondazhet-maspari-nuk-ekzistojne-shkruhen-me-kimik-e-merren-vesh-njerezit-per-perqindjet"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 22:52

“Besa 47%, Beka 43.2%”, Ironia e Goranit me sondazhet: Maspari nuk ekzistojnë, shkruhen me kimik e merren vesh njerëzit për përqindjet

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 22:52

Gazetari Dukagjin Gorani, ka ironizuar në “Pressing” të T7, me sondazhet që po qarkullojnë për zgjedhjet lokale.

Gorani tha se sondazhet nuk ekzistojnë – ai thotë se ato shkruhen me kimik, varësisht prej interesave.

Gorani ironizoi duke thënë se “sipas sondazheve të tij Besa Shahini dhe Bekë Berisha shkojnë në balotazh në Prishtinë.

“Po sipas sondazheve të mia, Besa Shahini është 47.8%, Bekë Berisha është 43.2%, jo që ia kam inati sondazheve, por nuk ekzistojnë, edhe e dyta nëse ekzistojnë janë rregullisht të rrejshme, ato sondazhe bëhen me kimik dhe merren vesh njerëzit çfarë përqindje me e e shkru si dhe prej interesit. Këtë vend prejse unë jam gjallë, sondazh nuk u bë kurrë”, ka thënë ai.