Bes Kallaku: Bashkimin Kombëtar duhet ta nisim nga njëri-tjetri - Gazeta Express

Bes Kallaku: Bashkimin Kombëtar duhet ta nisim nga njëri-tjetri

Rozë

Gazeta Express

03/05/2021 13:11

Bes Kallaku u ndal mbrëmjen e fundit të ”Kosheres” tek një çështje mjaft e rëndësishme, atë të bashkimit kombëtar.

Si një dëshirë që e ka çdo shqiptar nga trevat shqipfolëse, aktori i humorit vuri theksin tek fakti se politikanët flasin për një bashkim mes dy vendeve shqiptare vetëm kur bëhet fjalë për interesa të tyre.

Lexo Edhe:

Por sipas tij, për t’u bashkuar shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të largohen trarët e padukshëm që gjenden mes palëve.

Është e turpshme, jo vetëm këtu por dhe në vendosjen e trarëve kur të gjithë duan të bashkohemi ne vendosim tra mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ka një mënyrë sesi të bashkohen bashkë me njëra-tjetrën, quhet ekonomi. Politikanët shqiptarë e përdorin çështjen e bashkimit kombëtar sa herë iu bien sondazhet. Sinqerisht dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët e Kosovës sepse vitin e kaluar kur ishte pandemia ishin ata që mbajtën gjallë gjithë frymën e turizmit shqiptar.