Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka miratuar një kredi sovrane prej 30 milionë euro për ndërtimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë.
Ky financim vjen në kuadër të një pakete më të gjerë mbështetëse, që përfshin gjithashtu një kredi të mëparshme prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe 60 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian, të siguruara përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Projekti do të përfshijë rehabilitimin e rreth 34 kilometrave linjë hekurudhore, ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe rikonstruksionin e stacioneve përgjatë saj.
Ky investim pritet të ketë efekte të rëndësishme në transportin dhe mjedisin në vend, duke reduktuar ndjeshëm emetimet e karbonit dhe duke nxitur kalimin nga transporti rrugor në atë hekurudhor.
Linja Durrës–Rrogozhinë konsiderohet nyje strategjike për lidhjen me Maqedoninë e Veriut, duke rritur integrimin rajonal dhe lehtësuar lëvizjen ndërkufitare në Ballkanin Perëndimor.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...