Mesfushori shqiptar Bersant Celina shkëlqeu të dielën me një gol të jashtëzakonshëm në triumfin e skuadrës së tij, AIK, ndaj Degerforsit, në kuadër të javës së 15-të të kampionatit suedez Allsvenskan.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e AIK-së, ku vendasit dominuan duke fituar me rezultatin e thellë 3:0. Celina u fut në lojë në minutën e 73-të dhe la gjurmë të forta në fundin e takimit. Në minutën e 92-të, ai lansoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e vendosur vulën përfundimtare në këtë fitore të pastër.
Bersant Celina sätter dit nådastöten i den 92:a matchminuten! 3-0 AIK mot Degerfors! 🎯
— Sports on HBO Max 🇸🇪 (@sportsonmaxse) July 13, 2025
📲 Se matchen på HBO Max pic.twitter.com/00fXba9kjJ
Ky ishte goli i tretë sezonal për 28-vjeçarin, i cili po tregon formë të lartë me fanellën e AIK-së. Përveç finalizimeve, Celina ka kontribuar edhe me tri asistime, duke u bërë një nga pikat kyçe të ekipit në fazën ofensive.
Pas kësaj fitoreje, AIK ngjitet në vendin e tretë të tabelës me 32 pikë, duke vazhduar garën për kreun e kampionatit. Ndërkohë, Degerfors mbetet në vështirësi, duke u pozicionuar në vendin e 14-të me 13 pikë.