Bernardo Silva: “Reali s’mund të konsiderohet i vdekur” - Gazeta Express
string(51) "bernardo-silva-reali-smund-te-konsiderohet-i-vdekur"

Gazeta Express

21/05/2020 21:10

Bernardo Silva: “Reali s’mund të konsiderohet i vdekur”

Gazeta Express

21/05/2020 21:10

Bernardo Silva beson se ende është e hapur sfida mes Manchester City dhe Real Madrid në UEFA Champions League.

Man City fitoi ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu 2-1, duke marrë një rezultat shumë të favorshëm para sfidës së kthimit që nuk u luajt për shumë muaj shkaku i koronavirusit, derisa planifikohet të luhet në gusht.

Lexo Edhe:

Megjithatë, portugezi i Cityt, Bernardo Silva, ia ka frikën Real Madridit, klubit që ka fituar 13 herë këtë trofe në histori.

“Gjithçka është e hapur. Kur luani kundër një ekipi si Madridi, asgjë nuk është vendosur”, tha ai për AS.

“Kemi parë në vitet e fundit shumë eliminatore të ndryshme. Shikoni Barcelonën vitin e kaluar, fitoi 3-0 por më pasi humbi 4-0 nga Liverpooli. Kurrë nuk i dihet”.

“Është rezultat i mirë, na kë vënë në një pozicion të mirë për t’u kualifikuar në çerekfinale. Do të jetë një ndeshje e vështirë, andaj duhet të përqendrohemi”.

“Asnjë ekip nuk mund të merret për të vdekur, aq më pak Madridi që ka fituar 13 herë këtë trofe. Lojtarët e Realit kanë eksperiencë në këtë garë si askush tjetër, kështu që nuk mund të mendojmë që tashmë kemi fituar”. /Gazeta Express/