Bernard Berisha flet për Express: Ende nuk e kam kryer me Ballkanin, jam i hapur për të gjitha klubet - Gazeta Express
string(99) "bernard-berisha-flet-per-express-ende-nuk-e-kam-kryer-me-ballkanin-jam-i-hapur-per-te-gjitha-klubet"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 16:28

Bernard Berisha flet për Express: Ende nuk e kam kryer me Ballkanin, jam i hapur për të gjitha klubet

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 16:28

Bernard Berisha ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij në një prononcim për Gazetën Express, duke konfirmuar se ende nuk ka arritur një marrëveshje me ekipin e Ballkanit.

“Nuk kam arritur marrëveshje me Ballkanin. Jemi në bisedime dhe po presim çfarë do të ndodhë,” tha Berisha, duke lënë të hapur mundësinë për të vazhduar bisedimet, por edhe për të eksploruar opsione të tjera.

Ai u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë ofertat nga të gjitha klubet që kanë objektiva të qarta dhe ambicie.
“Jam i hapur për të gjitha klubet që kanë synime,” theksoi ai.

Berisha gjithashtu zbuloi se interesimi për të nuk mungon, dhe se këto ditë pritet të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij.
“Ka interes – jam në bisedime me shumë klube dhe pres që këto ditë të vendos,” përfundoi sulmuesi kosovar.