"Berliner Zeitung": Kosova vend me probleme të vazhdueshme, papunësi të madhe dhe institucione të dobëta - Gazeta Express
string(100) "berliner-zeitung-kosova-vend-me-probleme-te-vazhdueshme-papunesi-te-madhe-dhe-institucione-te-dobeta"

Lajme

Gazeta Express

29/01/2025 20:21

“Berliner Zeitung”: Kosova vend me probleme të vazhdueshme, papunësi të madhe dhe institucione të dobëta

Lajme

Gazeta Express

29/01/2025 20:21

Gazeta gjermane ‘Berliner Zeitung’ i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve paralamentare që do të mbahen me 9 shkurt në Kosovë.

Aty, Kosova përmendet si vend me probleme të vazhdueshme, papunësi të madhe dhe institucione të dobëta.

Tutje, theksohet se Kosova është një vend që kërkon stabilitet.

“Më 9 shkurt, shteti më i ri në kontinentin evropian do të zgjedhë një kryeministër të ri. Këto zgjedhje, në një vend që ende nuk njihet nga Serbia, konsiderohen vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Shteti, i cili shpalli pavarësinë në vitin 2008, po përballet me probleme të vazhdueshme si papunësia jashtëzakonisht e lartë, institucionet e dobëta dhe emigrimin e të rinjve të talentuar. Një vend që kërkon stabilitet”, thuhet në artikullin e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement