Berisha zbulon çfarë shkroi në letrën për Altin Dumanin
Shqiperi
Gazeta Express
17/03/2025 13:35
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur pak momente më parë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’.
Pasi doli nga SPAK, Berisha lexoi mesazhin që i la kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.
“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira”, pretendon Berisha.