Berisha: Vota ime ishte për votim të hapur, nuk lejoj që të keqpërdoret - Gazeta Express
string(69) "berisha-vota-ime-ishte-per-votim-te-hapur-nuk-lejoj-qe-te-keqperdoret"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 21:52

Berisha: Vota ime ishte për votim të hapur, nuk lejoj që të keqpërdoret

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 21:52

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se e ka paraqitur votën e tij ashtu si e parasheh Kushtetuta, me votim të hapur.

Ai theksoi se nuk do të lejojë që sinqeriteti i votës së tij të keqpërdoret, duke shtuar se nuk ka kërkuar asgjë për vete, por vetëm dëshiron të zgjidhet problemi, raporton Ekonomia Online.

“E pata paraqitur votën time, ashtu si e parasheh Kushtetuta, me votim të hapur. Nuk do të lejoj që sinqeriteti as vota ime të keqpërdorem. Unë nuk kam kërkuar asgjë për veten, vetëm dua të zgjidhim problemin.”