string(85) "berisha-tirana-epiqendra-e-manipulimeve-banda-kriminale-dominuan-zgjedhjet-e-11-majit"

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 15:00

Berisha: Tirana, epiqendra e manipulimeve! Banda kriminale dominuan zgjedhjet e 11 majit

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 15:00

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit në Tiranë, si një “masakër elektorale” të dominuar nga grupe të krimit të organizuar.

Në një dalje për mediat, kryedemokrati përmendi me emra disa banda që, sipas tij, kanë ndikuar në rezultatet në kryeqytet.“Ishin banda e Xhabaftëve, ‘Hakmarrja për drejtësi’, që edhe pse sot kanë bazën në Lushnje, janë aktive në Tiranë me figura si Dabullët. Po ashtu, segmente të bandës së Shullazit, Serjani dhe të tjerë janë marrë me kërcënimin e votuesve dhe blerjen e votës”, deklaroi Berisha.

Ai tha se Partia Demokratike po përgatit një raport të detajuar me provat e këtyre manipulimeve, që do t’i dërgohet partnerëve ndërkombëtarë mes datave 10 dhe 15 qershor.

Berisha mohoi çdo lidhje të dorëheqjes së tij me hetimet e SPAK-ut, duke u shprehur se ndodhet në një betejë për mbrojtjen e votës.“Po mbroj votën nga një shtet i shkrirë me kartelet e drogës, nga një parti krimi e shkrirë me shtetin. Ky është një mision për mua, në mos më i rëndësishëm se ai i vitit 1991”, theksoi ai.

Duke u distancuar nga sjellja e paraardhësit të tij në PD, ai ironizoi qëndrimin e Lulzim Bashës në zgjedhjet e vitit 2021: “Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij”.