Berisha: Taksën 100 për qind do ta mbrojmë me të gjitha format demokratike - Gazeta Express
string(73) "berisha-taksen-100-per-qind-do-ta-mbrojme-me-te-gjitha-format-demokratike"

Berisha: Taksën 100 për qind do ta mbrojmë me të gjitha format demokratike

Gazeta Express

21/02/2020 22:56

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, beson se brenda këtij muaji do të thirret seanca e jashtëzakonshme parlamentare për ta kundërshtuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Ai ka thënë për “Epoka e Re” se deri më tani kanë arritur t’i mbledhin mbi 30 nënshkrime të deputetëve opozitarë për këtë çështje.

Lexo Edhe:

Berisha ka vlerësuar se duhet të ketë konsensus të të gjitha partive politike për mbajtjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Deputeti i AAK’së ka thënë se paralajmërimi i qeverisë për zëvendësim të taksës me reciprocitet është mashtrim.

“Ne do t’i përdorim të gjitha format demokratike për ta penguar vendimin e qeverisë për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe”, ka thënë Berisha.