Berisha takon kryeministrin kroat: Zgjedhjet dhe forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
Shqiperi
Gazeta Express
30/04/2025 18:22
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Valencia është takuar edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Në takim u diskutua rreth zhvillimeve politike në Shqipëri, sfidat që vijnë nga regjimi aktual, si dhe zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri Plenković dhe delegacioni kroat shprehën mbështetjen për proceset demokratike në Shqipëri, dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet forcave të qendrës së djathtë në rajon.