Berisha sulmon Dumanin: Heshtje varri për paratë e Ramës dhe Veliajt në kulla - Gazeta Express
string(76) "berisha-sulmon-dumanin-heshtje-varri-per-parate-e-rames-dhe-veliajt-ne-kulla"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 14:55

Berisha sulmon Dumanin: Heshtje varri për paratë e Ramës dhe Veliajt në kulla

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 14:55

Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha mori shkas nga deklarata e sotme e Altin Dumanit, se Erion Veliaj po hetohej veçmas për disa vepra penale, për ta sulmuar kreun e SPAK.

Berisha u shpreh se 130 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga dyshja Rama-Veliaj dhe se për këto para nga Altin Dumani ka vetëm heshtje varri.

“Sot, Altin Troplini informoi se Veliaj po hetohet për fakte të tjera penale.

Të dashur qytetarë, qytetarët dixhitalë kanë informuar se dëshmitarët e aferës Veliaj, aferës ta quajmë ‘Nesti Angoni’, kanë dhënë dëshmi tronditëse për 130 milionë euro të inceneratorit, pasuri publike e shqiptarëve, fonde publike të shqiptarëve.

Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmi se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Unë garantoj qytetarët se këto dëshmi nuk do mund të zhduken gjersa të gjendet çdo qindarkë e vjedhur nga Rama-Veliaj me djegësin e Tiranës dhe për të cilat Altin Troplini mban heshtje varri.

Unë paralajmëroj se çdo fshehje dhe injorim i dëshmive për 130 milionë euro, do të ngarkojë me përgjegjësinë më maksimale, të barabartë me vjedhësit, ata që duan t’i fshehin sot” – u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së bëri edhe intepretimin e tij se pse SPAK nuk heton këtë aferë.

“Natyrisht askush të mos presë që Altin Troplini të ndjekë këtë çështje përderisa aty është emri i Edi Ramës. Çdo gjë që lidhet me Edi Ramën, fshihet dhe mbyllet nga Altin Troplini. Por, e vërteta vonon, por nuk harron.

130 milionë euro, në fakt janë edhe nja 60 milionë të dherave, kështu që shkojnë 190 milionë.

Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmira për përdorimin e këtyre parave të vjedhura në kulla.

Natyrisht kjo kërkon një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Dhe me Altin Troplinin ky hetim është i pamundur” – përmbylli Berisha.