Berisha: Sivjet në Prifest shfaqen 55 filma, 10 nga ta janë të Kosovës - Gazeta Express
string(68) "berisha-sivjet-ne-prifest-shfaqen-55-filma-10-nga-ta-jane-te-kosoves"

Berisha: Sivjet në Prifest shfaqen 55 filma, 10 nga ta janë të Kosovës

Arte

Gazeta Express

26/08/2021 1:00

Drejtoresha e Prifest, Vjosa Berisha, është shprehur e lumtur për hapjen e këtij festivali.

“Edhe vitin e kaluar e kemi pas festivalin por ka qenë ‘online’. Nuk ka qenë më së miri mundshëm. Ka pasë audiencë por na kanë munguar takimet me mysafirët e huaj”.

Lexo Edhe:

“Prifest sivjet do të shfaqë 55 filma. Dhjetë filma janë kosovarë, kurse të tjerët ndërkombëtarë – janë të metrazheve të ndryshme”, ka thënë Berisha për Klan Kosovën.

Ajo ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e Prifest.

“Kjo javë shkon shumë shpejt dhe ata që duan të shohin filma duhet të vinë nesër e tutje”.