Berisha: Shqipëria, vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale - Gazeta Express
string(90) "berisha-shqiperia-vendi-me-hendekun-me-te-madh-midis-rrogave-maksimale-dhe-rroges-minimale"

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2025 21:36

Berisha: Shqipëria, vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2025 21:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se sipas statistikave të Eurostat, Shqipëria është sot vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se, “Shqipëria është sot vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale të qytetarëve shqiptarë. Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri nga viti 2023 gjer sot ka mbetur aty ku ishte, 408 euro”.

Ndërkohë, shtoi kreu i PD, paga neto e kreut të SPAK, Altin Dumani është 7 mijë euro, 15 herë më e madhe se paga minimale.

Ndërkohë, vijoi Berisha, “rroga minimale nga viti 2023, siç deklaron Eurostat, është gjithsej 408 euro, rrogat e larta janë rritur me 30-40 për qind”.

Berisha shtoi se, “ky hendek në Shqipëri është ndër më të thellët në botë. Në Europë po e po, por në botë”.

Berisha u shpreh se “teksa rroga minimale nuk rritet, çmimet janë stratosferike.
Berisha tha se, ndërkohë që Shqipëria ka pagën maksimale, asnjë njeri në Ballkan, asnjë president, asnjë kryeministër, asnjë gjykatës, asnjë prokuror nuk merr rrogën e kreut të SPAK, Altin Dumanit”.

Sipas tij, “rroga 7 mijë euro nuk njihet në Ballkan. Berisha theksoi se Eurstat thotë se në qoftë se nga viti 2023 në vitin 2025, rroga minimale nuk është rritur, çmimet janë stratosferike”.