Berisha: Shkarkimet në Vlorë janë “koka turku” për dështimet e qeverisë - Gazeta Express
string(68) "berisha-shkarkimet-ne-vlore-jane-koka-turku-per-deshtimet-e-qeverise"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 13:00

Berisha: Shkarkimet në Vlorë janë “koka turku” për dështimet e qeverisë

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 13:00

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj largimeve masive të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, duke i cilësuar si “koka turku” të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar sipas tij dështimet në menaxhimin e turizmit dhe mjedisit.

“Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është një akt tjetër i “kokave të turkut”. Pas shkatërrimit të standardeve të turizmit, ndotjes së brigjeve me ujëra të zeza dhe djegies së tonelatave të plehrave që helmojnë qytetarët, kryeministri u jep si justifikim disa drejtorë që, sipas tij, nuk paskan zbatuar urdhrat e bashkisë” u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri e konsideroi këtë vendim si “dëshmi flagrante të partisë-shtet”, duke theksuar se situata në Vlorë tregon dështimin e politikave të qeverisë në fushën e turizmit dhe mjedisit.

Në të njëjtën dalje për mediat, Berisha foli edhe për djegien e plehrave në landfillin e Elbasanit, të cilën e quajti “krim mjedisor që po ndodh para syve të qytetarëve”.