Berisha shënon, Lenjani asiston – Fenerbahçe dhe Umraniyespori ndajnë pikët në ndeshjen e parë të sezonit - Gazeta Express
string(102) "berisha-shenon-lenjani-asiston-fenerbahce-dhe-umraniyespori-ndajne-piket-ne-ndeshjen-e-pare-te-sezonit"

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 23:31

Berisha shënon, Lenjani asiston – Fenerbahçe dhe Umraniyespori ndajnë pikët në ndeshjen e parë të sezonit

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 23:31

Fenerbahçe dhe Umraniyespor kanë luajtur baras në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2022/23 në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Ulker Stadyumu” përfundoi me rezultatin 3:3, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Mërgim Berisha, lanë gjurmë në këtë përballje.

Lenjani ishte asistues te goli i parë i Umraniyesporit i shënuar nga Tomislav Glumac (29’).

Kurse, Berisha e shënoi në minutat shtesë (90+2’) golin e tretë për Fenerbahçen, që ishte edhe goli i barazimit dhe rezultatin përfundimtar.

Enner Valencia (19’, 45+2’) shënoi dy golat tjerë për vendasit, kurse Valentin Gheorghe (67’) dhe Antonio Mrsic (73’) për mysafirët.

Fenerbahçe në javën e ardhshme luan në udhëtim te Kasimpasa, kurse Umraniyespor e pret Antalyasporin. /Gazeta Express/