Berisha: Rezultatin e 11 majit do ta çojmë në Kushtetuese, beteja vazhdon në çdo front - Gazeta Express
string(84) "berisha-rezultatin-e-11-majit-do-ta-cojme-ne-kushtetuese-beteja-vazhdon-ne-cdo-front"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 16:07

Berisha: Rezultatin e 11 majit do ta çojmë në Kushtetuese, beteja vazhdon në çdo front

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 16:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të ndalet në sfidimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, edhe pse Kolegji Zgjedhor e ka rrëzuar kërkesën e tyre. Ai paralajmëroi se hapi i radhës do të jetë Gjykata Kushtetuese, ndonëse nuk pret drejtësi nga kjo instancë.

“S’ka njeri që s’e di se sistemi i drejtësisë ndodhet në duart e Ramaduros. Por kjo nuk do të thotë që ne të mos ndjekim procedurën”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, por do të vijojë betejën në të gjitha drejtimet. Në parlament, demokratët do të kërkojnë ngritjen e dy komisioneve hetimore: një për zgjedhjet që ai i cilësoi “farsë” dhe një tjetër për çështjen McGonigal.

Duke iu referuar raportit të Inspektorit të Përgjithshëm në SHBA, Berisha tha se aty faktohet “bashkëpunimi kriminal ndërkombëtar mes ish-agjentit të FBI-së dhe Kryeministrit Rama”.

“Në pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare. Në ndërhyrjet për licencat e naftës kundrejt shumave marramendëse. Në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private për llogari të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë”, tha ai.“Do apo nuk do, nuk e shpëton dot Altin Troplini, Edi Ramën nga hetimi.”