string(101) "berisha-raporti-per-zgjedhjet-do-ti-dorezohet-parlamentit-europian-dhe-ministrive-te-jashtme-te-be-se"

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2025 21:24

Berisha: Raporti për zgjedhjet do t’i dorëzohet Parlamentit Europian dhe ministrive të Jashtme të BE-së

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2025 21:24

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se opozita do të paraqesë një raport përfundimtar të cilin do ta dorëzojë në Parlamentin Europian si dhe te të gjitha ministritë e Jashtme të vendeve të Bashkimit Europian në lidhje me atë që ai e cilëson “farsë elektorale të 11 majit”.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se “Parlamenti Europian kësaj radhe i mori në mënyrën më serioze zgjedhjet në Shqipëri”, duke shtuar se “kam besim të plotë në përkushtimin e tyre ndaj votës së lirë”.

Berisha shtoi se “ne do të paraqesim edhe raportin paraprak tonin. Sot përfunduam të dytin të përditësuar dhe do ta paraqesim. Brenda një kohe sa më të shkurtër të mundshme do të paraqesim raportin përfundimtar, i cili do t’u dorëzohet të gjithë parlamentarëve të Parlamentit Europian, të gjithë parlamentarëve të vendeve anëtare, të gjithë ministrive të Jashtme. Ne do të bëjmë një përpjekje shumë të fuqishme, për t’u treguar të vërtetën e votës në narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë që është Shqipëria”.

Berisha se “ne do ulemi me socialistë, do ulemi me të gjitha grupet, do t’u themi: ja ku janë dokumentet, ja çfarë ka ndodhur”.

“Pra, kjo është periudha ndërkombëtare e procesit, ne pastaj, sigurisht partia do të bëjë analizat e veta, por do të organizojë dhe qëndresën e saj për votën e lirë”, u shpreh Berisha.